Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, VIDEO nga momenti i sherrit! Djali i anëtares së KLP sekser pronash, sherri për një sipërfaqe toke! Dëshmia e Metës: S'doja ta vrisja

8 Gusht 2023, 17:14

Djali i anëtares së KLP-së që vrau me 2 grushte Armando Meshaun në Vlorë pretendon se viktima nisi i pari sherrin. Ai u tha hetuesve se nuk donte ta vriste, ndërsa konflikti me të ka nisur për një tokë që ai kishte ndërmjetësuar si sekser që Armando ta blinte dhe më pas nuk kishte marrë pjesën e parave që i ishin premtuar.