Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, zbardhet dëshminë e djalit të anëtares së KLP-së! Kontrata për truallin në Radhimë në këmbim të apartamentit 60 m2

11 Gusht 2023, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2023-08-11 12:57:31

Report Tv ka zbardhur dosjen që Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Vlorës për vlerësimin e masës së sigurisë së Rei Metës, vrasësin e ndërtuesit Armando Meshau në Vlorë. Në zbardhjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, gjithçka nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë, për të cilën Armando Meshau u shpërblye me shifrën 7 mijë euro.