Vrasja e Nikulajt, DailyMail: Tre britanikët pjesëmarrës në atentat, përfshirë edhe nënën e re, rrezikojnë ta kalojnë pjesën tjetër të jetës të burgosur në Shqipëri

18 Qershor 2023, 11:40

Tre shtetas britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, përballen me rrezikun që ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri, për pjesëmarrje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, që u ekzekutua me gjashtë plumba në 19 prill në Shëngjin.