Vrasja e Nikulajt, eksperti i sigurisë: Banda e huaj tregon fuqinë financiare të krimit! Atentati mund të ketë kushtuar deri në 500 mijë euro

28 Prill 2023, 12:45 | Përditesimi: 28 Prill 2023, 14:02

Zbardhja e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është një punë shumë e mirë e policisë. Kështu deklaron eksperti i sigurisë Artan Rexhepi në Report Tv, i cili nënvizoi se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Sipas Rexhepit përdorimi i bandës së huaj tregon edhe fuqinë financiare që ka krimi.

r.k./Shqiptarja.com