Vrasja e Nikulajt për gjakmarrje, vëllezërit Lekstakaj s’janë pyetur! Gjykata liroi anglezin, prokuroria e Lezhës: Ka vëzhguar viktimën

6 Maj 2023, 18:31

Gjykata britanike liroi të premten një nga të dyshuarit për bashkëpunim në vrasjen e Ardian Nikulajt, por Prokuroria e Lezhës thotë se ka përfshirë provat e duhura në kërkesën për ekstradim. Hetuesit thonë se pavarësisht pistës së gjakmarrjes, për vëllezërit Lekstakaj që jetojnë në Britani, nuk ka ende një kërkesë për t’i marrë në pyetje pasi nuk ka prova direkte që i implikojnë në ngjarje