Vrasja e Pëllumb Metës/ Dy djemtë kërkuan detyrim paraqitjeje, Apeli i lë në burg

2 Prill, 13:00

Lihen në burg dy djemtë e Pëllumb Metës, i vrarë më 10 shkurt. Hysen e Amarildo Meta kishin ankimuar masën arrest me burg në Gjykatën e Apelit, por kërkesa e tyre u rrëzua. Hygerta nuk ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës arrest me burg, ndërkohë që ajo ka marrë përsipër krimin.