Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli urdhëron të rindërtohet skena e krimit, caktohen ekspertët! Nga u qëllua, drejt kujt e distanca e qitjes?

18 Mars, 16:50 | Përditesimi i fundit: 2024-03-18 16:51:38

Gjykata e Apelit ka caktuar 3 ekspertë për të rindërtuar skenën e ngjarjes ku u vra Pjerin Xhuvani. Një nga ta, do jetë pjesë e policisë, kurse dy të tjerët ekspertë të pavaruar. Apeli kërkon të përcaktohet drejtimi i qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.