Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, arrestohen 10 anëtarë të grupit të armatosur të PD, akuza për vrasje dhe pengmarrje!

22 Prill 2021, 18:06 | Përditesimi i fundit: 2021-04-22 18:07:19

24 orë pas vrasjes së Elbasan të Pjerin Xhuvanit, nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës, Policia e Shtetit ka hedhur poshtë çdo pretendim të opozitës se grupi i tyre tentoi të parandalonte një rast të shitblerjes së votës. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se nuk ka asnjë provë për shitblerje votash. Ndërsa 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD të krijuar në Elbasan nga Gazment Bardhi, me në krye drejtuesin e tyre, Arjan Hoxha, janë arrestuar për akuzat e pengmarrjes me dhunë dhe vrasjes.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve të grupit të armatosur të PD janë ish-ushtarakë dhe ish-policë, të cilët qarkullonin me tre furgonët e PD në qarkun e Elbasanit, me pretendimin se po mbronin votën nga rastet e shitblerjes. Pikërisht një nga të vetëshpallurit e tillë, Arbër Paplekaj ishte i armatosur që solli dhe njollosjen me gjak të fushatës elektorale duke vrarë Pjerin Xhuvanin, ndërsa u plagosën 4 të tjerë, mes tyre dhe një efektive të forcave 'Shqiponja'. Për vrasje të mbetur në tentativë akuzohet edhe Klemend Xhaferri, i cili është shpallur në kërkim.Në pranga ranë 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD: Arjan Hoxha, kryetari i kësaj strukture të armatosur, Arbër Paplekaj autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe anëtarët e tjerë të grupit të PD, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma. Ata do të gjykohen për veprën penale të pengmarrjes dhe vrasjes. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, i cili nuk është pjesë e grupit të armatosur të PD.