Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata e Apelit lë në burg Arbër Paplekajn, detyrim paraqitje për anëtarët e grupit të armatosur të PD

25 Maj 2021, 15:50

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Elbasanit, për Arbër Paplekajn, i cili vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Për Arbër Paplekajn mbetet në fuqi masa e sigurisë personale “arrest me burg”. Po ashtu në fuqi është lënë edhe vendimi për 10 të akuzuarit e tjerë të ndalur në lidhje me ngjarje, për të cilët është lënë në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’.