Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shpallet në kërkim 36-vjeçari! E qëlloi me një plumb në bark pas një debati! Vëllai i viktimës tregoi në polici emrin e autorit

28 Shtator 2022, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2022-09-28 14:50:05

SHKODËR- Maltin alias Anton Gjini, nga Lezha, është shpallur në kërkim nga policia, si autor i dyshuar i vrasjes së 44-vjeçarit Pjetër Gjoka (Kola), po nga Lezha. Ngjarja ndodhi në fshatin Kaftallë në Pukë, ku sipas burimeve për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja, fillimisht viktima dhe autori kanë qenë duke diskutuar ndërmjet tyre, ndërsa debati ka përshkallëzuar në nxjerrjen e armëve. 36-vjeçari e ka qëlluar me plumb në bark Pjetër Gjokën, i cili fillimisht u dërgua në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës, e më pas në spitalin e Shkodrës, ku edhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.