Vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier, Balla- autorit të krimit: Dorëzohu! Policia ta kapë 'një orë e më parë'

13 Maj, 17:42 | Përditesimi i fundit: 2024-05-13 21:31:57

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit Novruz Cenalia, në Fier që të dorëzohet. Një apel pati dhe për policinë e shtetit që ta arrestojë 23 vjeçarin Asllan Mernica “një orë e më parë”.