Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, Rrumbullaku: Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të autorit nga Greqia

7 Qershor, 15:02

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar për vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi në hotel ‘Greccia’ në Dhërmi. Rrumbullaku në një deklaratë për mediat tha se janë drejt finalizimit të motivit të vrasjes. Po ashtu theksoi se po bëhen procedurat e ekstradimit të shpejtë të autorit Geraldo Shehu nga Greqia.