Vrasja e Santiago Malkos, rrëzohet akt-ekspertiza private e vëllezërve Duka! Tensione në seancë, e motra e ish-policit: S’mund të bëhen hetime private

3 Maj 2023, 15:14

Zhvillohet me debate seanca për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Avokatët e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka, të cilët po gjykohen në mungesë, kërkuan pavlefshmërinë e akt-ekspertizës të bërë nga Prokuroria e Posaçme për makinën e parë në pamjet filmike, targat e saj dhe personat që ishin brenda.