Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier/ Shpallen në kërkim 4 autorët, grup vrasësish me pagesë! Dyshohet se janë larguar nga Shqipëria! Sekuestrohen 2 makina

19 Shkurt 2021, 12:43 | Përditesimi i fundit: 2021-02-19 14:59:15

Kur kanë kaluar më pak se 20 ditë nga vrasja e 42-vjeçarit, Shkëlzen Kastratit në Fier, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar. Referuar burimeve zyrtare, të katër personat dyshohet se janë larguar nga Shqipëria drejt një vendi të Bashkimit Europian, për këtë arsye uniformat blu po bashkëpunojnë me homologët e tyre.