Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim 18-vjeçari, Arbër Murataj! I biri i Admir Muratajt, u vra në grabitjen e Rinasit

25 Prill 2023, 15:31

Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Stiven Toshkesit. Arbër Murataj është shpallur në kërkim nga Policia, për t’u pyetur nëse ka ose ja dijeni për ngjarjen.  Arbër Murataj, është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në vjedhjen e Rinasit në vitin 2019.