Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë/ I qetë, me maskë anti-COVID, del para gjykatës bashkëpunëtori i autorëve!

6 Mars 2021, 11:52

VLORË- I qetë, me maskë anti-COVID, ka dalë ditën e sotme përpara trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë, Hans Andi Jonusi. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Tauland Beqirajt në Vlorë 3 ditë më parë. Nga sa raportohet, ai ka pasur rolin e shoferit që ndihmoi 2 autorët e dyshuar, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj të largoheshin. Prokuror i çështjes është Kledjan Llaho, e ndërsa gjyqtar Albert Spiro.

Policia është në kërkim të dy autorëve të tjerë, Skerdjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët nuk janë lokalizuar akoma nga blutë e Vlorës. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar më shumë se 12 persona, kryesisht të ndodhur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje dhe janë liruar sërish.Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Hans Ani Jonuzi, i cili akuzohet si bashkëpunëtor për vrasjen e Taland Beqirajt.