Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier për vrasjen e Grei Bihucit, një ditë më parë në qendër të Fierit.
Pas arrestimit të Florjan Mukës, sot u vu në pranga edhe 17-vjeçari K.M, banues në fshatin Kallm i Madh në Fier.
Sipas hetimeve, dyshohet se dy adoleshentët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), Grei Bihucin 20-vjeç dhe plagosur O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.