Vrasja në Dibër, fqinji: Isha në tavolinë me viktimën para se të ndodhte ngjarja, konflikti nisi në lokal

15 Gusht 2023, 10:55

Një fqinj flet për Report Tv për vrasjen në Bulqizë. Ai thotë se ishte në kafe me viktimën pak para se të ndodhte ngjarja. Ai thotë se ishte në një tavolinë me 26-vjeçarin Dritan Manjani dhe më pas ishte larguar. Po në atë lokal kishte qenë edhe autori Dorjan Mema, që sipas qytetarit nga aty ka nisur konflikti që shkoi deri në vrasje.