Vrasja në Fier, dy burra bashkëjetuan me një grua tre ditë pas vrasjes së Ahmet Toskës, autori iku në Itali.

15 Nëntor 2020, 16:07 | Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 16:07

Vrasja në sy të gruas e 50-vjeçarit Ahmet Toska, besohet se është kryer nga Fatmir Hoxhaj, person i cili është bashkëjetuesi i gruas së parë të viktimës Toska. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 tetor 2020 në lagjen "Sheq i madh" në Fier në orën 06:00. Ahmet Toska, po shoqëronte bashkëshorten për në punë ku një person i maskuar i është afruar dhe e ka ekzekutuar me plumb në kokë. Hoxhaj është arrestuar ditën e djeshmenë aeroportin e Rinasit, teksa është kthyer nga Italia ku qëndronte prej disa ditësh.

r.k./Shqiptarja.com