Vrasja në Shkodër/ Vajza me plumb në kokë në spital në gjëndje të rëndë, djali u gjet i vrarë në makinë

18 Shkurt 2025, 12:13 | Përditesimi: 18 Shkurt 2025, 12:13

Gazetari i Report Tv informon se krimi ka ndodhur brenda në makinë. Vajza ka një plumb në kokë dhe ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e Shkodrës, ndërsa djali ka qëlluar veten brenda makinës duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Brenda makinës është gjetur dhe arma e krimit. 

Djali dhe vajza nuk kanë qenë banorë të zonës.
Report Tv sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë.

r.k./Shqiptarja.com