Vrasja në Tepelenë: Ku shkuan GËZHOJAT e armës që vranë Sarchin? Eksperti ngre DYSHIME

30 Shtator, 18:46 | Përditesimi: 30 Shtator, 18:46

Megjithëse policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 48-vjeçarin Kamber Sulçaj si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, ngjarja mbart ende shumë mister dhe pikëpyetje.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një intervistë për Report Tv për emisionin “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, ngriti shumë pikëpyetje në lidhje me këtë ngjarje.

“Fillimisht u tha që kanë qenë bashkë me 3 shqiptarë të tjerë dhe ishin për gjueti. Pse ky person (autori) ishte në atë vend? Pastaj e quajmë rastësi apo për shkaqe banale? Pra një person i armatosur ishte në një vend të caktuar. E dyta, këta po shkonin për gjueti apo jo? Nëse po shkonin për gjueti në cilën zonë”.

r.k./Shqiptarja.com