Vrasja për hakmarrje te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, shpallet në kërkim autori i ekzekutimit të Briken Sanaj! Dyshohet se ndodhet në Belgjikë (Emri)

17 Nëntor 2022, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2022-11-17 15:52:37

Personi i dyshuar që ka kryer vrasjen e Briken Sanajt në rezidencën 'Kodra e Diellit' në Tiranë dyshohet se ndodhet në Belgjikë dhe është shpallur në kërkim. 39-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e 30 tetorit pranë banesës së tij dyshohet se është vrarë për hakmarrje.