Të shtëna më armë zjarri në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, plagoset 33-vjeçari, u qëllua 4 herë me pistoletë! Ende nuk dihen rrethanat

26 Qershor 2023, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2023-06-26 13:14:57

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë (26 qershor) në lagjen Pavarësia në Vlorë. 33-vjeçari Tonin Ramaj është qëlluar 4 herë në pjesën e këmbëve sapo ka dalë nga banesa e tij. Autori ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri të riun dhe u largua në këmbë.