Vrasjet në Shkodër/ Imzot Massafra: Disa pranojnë edhe plumbin kokës për shkak të krenarisë

31 Mars 2019, 15:55

Arqipeshkevi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë në katedralen "Shën Shtjefni" për 200-vjetorin e lindjes së arbërëshit Andon Santori ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polisë dhe të dy vëllezërve Bilali një ditë më parë.

Arqipeshkevi Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njeri e braktis për shkak se nuk i siguron pasuri. Arqipeshkevi u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet.

Arqipeshkevi beri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre sepse në momentin kur kupton gabimin aty nis shpëtimi për gjithsecilin. "Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që ti fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur" deklaroi Massafra. 

Po ashtu, ai bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë.