Vrau 14-vjeçarin pranë shkollës ‘Fan Noli’, dëshmia e autorit: U zumë se po më shikonte! Nuk tregon ku fshehu armën e krimit

20 Nëntor, 11:22

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit ka thënë para grupit hetimor se sherri mes tyre nisi se Cani “po e shihte”. Sherri nisi të premten, u përplasën verbalisht edhe të hënën në ambientet e shkollës ‘Fan Noli’. Autori ende s’ka treguar ku e ka fshehur thikën me të cilën vrau Martinin. I pyetur nëse është penduar për vrasjen, autori s’ka pranuar të flasë.