Vrau 51 persona, Zelanda e Re jep dënimin e parë përjetë për terrorizëm

27 Gusht 2020, 19:06

Burgim i përjetshëm pa të drejtë apelimi, është ky vendimi i marrë nga një Gjykatë e Zelandës së Re për Brenton Tarrant, 29-vjeçarin që vrau 51 persona në sulmet në dy xhami në Mars të 2019.  Tarrant është i pari person në historinë e Zelandës së Re që merr një dënim të tillë.

Gjatë seancave gjyqësore të mbajtura ditët e fundit, australiani e pranoi vrasjen e 51 personave,  vrasjen e mbetur në tentativë të 40 personave të tjerë dhe akuzën për terrorizëm. Gjykatësi i çështjes i quajti veprimet e tij "çnjerëzore" dhe tha se nuk kishte treguar mëshirë ndaj tij.