Vrau aksidentalisht shokun e tij, autori pret kokulur vendim e gjykatës! Masa pritet edhe për 6 miqtë e tjerë të viktimës

15 Maj 2021, 11:38

Gjykata e Tiranës pritet të jap masën e sigurisë për 7 persona e përfshirë në vrasjen e Mehmet Qemës në zonën e 5 Majit në Tiranë.

28-vjeçari Marjus Dema i cili vrau shokun e tij është shfaqur kokulur dhe tepër i mërzitur në seancën gjyqësore, ku pritet të marrë dhe masën, ku policia ka kërkuar ‘arrest me burg’.