25 vjeçari Marjan Kodheli ka dalë para gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë pasi vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli. Ai ka dëshmuar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat.
Marjani ka deklaruar se "unë këtu jam" duke mos u dhënë shumë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti. "Unë i kam bërë ditët e mia", mësohet t'i ketë thënë i ati, sipas deklaratës së 25-vjeçarit.



















