Vrau babë e bir në 2012 në Elbasan,ekstradohet nga Italia dhe del para gjykatës Etien Cani

6 Nëntor 2019, 14:49

Ekstradohet nga Milano në Shqipëri, Etien Cani 28-vjeç nga Elbasani, i akuzuar si autori i vrasjes në shtëpinë e tij të shokut të ngushtë Gentian Beqirin dhe babait të tij, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Arrestimi i tij është bërë i mundur në datë 1 korrik në Rimini të Italisë si rezultat i policisë vendase me autoritetet italiane. Cani u arrestua në një qendër rehabilitimi për personat përdorues droge ku ishte larguar si emigrant, ndërsa sot u ekstradua. Etien Cani dhe viktima, Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Ai e vizitonte këtë të fundit shumë shpesh në shtëpi për arsye se Beqiri ndodhej në arrest shtëpie pasi ishte një nga tre autorët e vrasjes së Sokol Çapjas në 25 dhjetor 2005.

Por në mëngjesin e 15 gushtit 2012 Gentian Beqiri u qëllua me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi. Vrasja dyshohet se u bë për llogari të Çapjave. Për këtë ngjarje u akuzua Etien Cani së bashku me Ervis Bardhin, i cili po ashtu u arrestua dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me prokurorinë/ Cani tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzat "Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim" dhe “Armëmbajtja pa leje”. Pas ekstradimit, Cani ka dalë sot para gjykatës së Elbasanit për t'u njohur me masën e sigurisë arrest me burg që ishte vendosur në mungesë. Prokurori i dosjes është Ritvan Sukaj, ndërsa gjyqtare Miranda Cerkrezi.