Vrau biznesmenin, prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rrushin! Konflikt për borxhet, Ruzhdi Hoxha u gropos në Dajt në 2021

4 Korrik 2023, 16:29

Dy vjet pas ngjarjes së biznesmenit të inerteve Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i groposur në malin e Dajtit, Prokuroria e Tiranës kërkoi 18 vite burg për autorin e dyshuar Fredi Rrushi. Ky i fundit sipas hetimeve, e ekzekutoi 43-vjeçarin për shkak të konfliteve për borxhet.