Vrau gruan dhe veten në Francë, flet e ëma e 36-vjeçarit: Më ndihmoni të sjell trupin e djalit në Shqipëri! Më tha që ishte i mërzitur, me familja e nuses nuk pranon të na flasë

14 Nëntor, 15:09 | Përditesimi: 14 Nëntor, 15:09

Andon Janaqi 36 vjeç dhe Anjeza Zeneli 30 vjeçe, janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Rue Général-Paulet në Brest të Francës. Të dy janë gjetur të qëlluar me armë zjarri, pushkë, ndërsa policia dyshon se ka qenë bashkëshorti, i cili fillimisht ka qëlluar për vdekje gruan e tij dhe më pas veten.

Nëna e Andonit, Floresha dhe e motra kanë kërkuar ndihmë publikisht për të marrë trupin e pajetë të Andonit në Shqipëri pasi nuk kanë mundësi financiare për ta tërhequr vetë. Të pyetura për shkaqet që çuan Andonit të ndërmarrë këtë akt ekstrem dhe të lërë pas 2 fëmijë jetim, e ëma thotë se nuk ka dijeni, por se dinte vetëm që i biri prej disa kohësh vuante nga ankthi.

Floresha tregon se që pas vrasjes, nuk kanë pasur komunikim me familjarët e nuses si dhe nuk ka dijeni se çfarë do të ndodhë me dy fëmijët e mitur.

r.k./Shqiptarja.com