Vrau motrën për vetëmbrojtje?! Prokuroria e Tiranës dyshon tek 'alibia' e mësueses, kërkon 'arrest me burg'

4 Shtator 2023, 16:01

Fshehja e ngjarjes dhe tentativa për ta paraqitur si vetëvrasje janë bërë shkak që prokuroria e Tiranës të kërkojë disa ekspertiza në lidhje me vrasjen e 37-vjeçares Amanda Pushani nga motra e saj mësuese. Nëna dhe motra e viktimës pretenduan se krimi ndodhi për vetëmbrojtje por hetuesit thanë se do të verifikojnë shkencërisht këtë pretendim, por edhe rrethana të tjera të ngjarjes, ende të pazbardhura.