Vrau në Ndroq Alfred Dedja/ Vendimi i Gjykatës: Si u lirua Julian Gjoshi, 3 vite më parë! Pse dënimi iu konvertua në shërbim prove për 3 vite

4 Dhjetor, 12:24

Shqiptarja.com siguron vendimin e dënimit të Julian Gjoshit dhënë nga gjyqtarja Shefkie Demiraj më 23 dhjetor 2021. Tre vjet pasi doli nga burgu, kunati i Altin Hajrit, vrau me pistoletë të dielën e 1 dhjetorit në Ndroq të Tiranës 50-vjeçarin Alfred Dedja.  Gjatë dëshmisë së tij për hetuesit 27 vjeçari pretendoi para hetuesve se kishte krye krimin pasi ky I fundit e ofendonte. Ndërkohë Alfred Dedja rezulton se kishte punuar dhe si menaxher në kompleksin Golden, të kunatit të tij, Altin  Hajri (burri I motrës së Gjoshit) dhe ku në u rrëmbye dhe u zhduk Jan Prenga në 2020.

Në dosjen e SPAK, nga përgjimet e Sky Ecc rezultoi se në janar 2021 Altin Hajri i ka kërkuar ndihmë ish deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja për të liruar kunatin e tij, pikërisht Julian Gjoshi i cili ishte kapur me pistoletë 'Bereta'.