Vrau policin e 'Shqiponjave' me plumb në kokë në Fier, vetëdorëzohet me ndihmën e familjarëve Azgan Mërnica! Fshihej në fshatin Dërmenas

16 Maj, 13:47

Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau me plumb në kokë efektivin e policisë Novruz Cenalian mesditën e 13 majit, në fshatin Baltëz në Fier, është vetëdorëzuar në policinë e Fierit, pas më shumë se 48 orësh në arrati. Në momentet e para, thonë burime për Report Tv, autori ka qenë i qeshur dhe aspak i pikëlluar.