Vritet me armë biznesmeni 40 vjeçar në Ksamil! Qëllohet pranë shtëpisë nga 4 persona, ndërron jetë rrugës për në spital

6 Qershor 2021, 23:54 | Përditesimi: 6 Qershor 2021, 23:54

Vritet me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz Memaj në Ksamil! Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë rrugës në spital. Dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë qëlluar drejt tij. Mema ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik. Policia po heton në disa versione lidhur me shkakun e vrasjes, duke përfshirë shkaqe personale, larje hesapesh dhe problemet e vjetra që mund të ketë pasur. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e qarta ngjarjeje, ndërsa policia ndodhet pranë vendit të ngjarjes. Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorëve të cilët deri më tani nuk janë identifikuar.