Vritet me një plumb në kokë 48-vjeçari në Kavajë, u qëllua në lokal teksa ishte me babanë! Dyshohet për hakmarrje, vëllai i viktimës u vra në mars pas një konflikti banal

21 Maj 2023, 19:59 | Përditesimi i fundit: 2023-05-21 20:00:14

48-vjeçari Arjan Gosa është vrarë në Kavajë. Arjan Gosa është qëlluar me një plumb në kokë teksa ka qenë duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Autori ende i paidentifikuar. Shkak i vrasjes dyshohet hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa dhe Altin Rexha.