Vritet me një plumb në kokë 48-vjeçari në Kavajë, u qëllua në lokal teksa ishte me babanë, shkak hakmarrja! Identifikohet autori, policia 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij

21 Maj 2023, 22:43 | Përditesimi i fundit: 2023-05-22 09:31:17

48-vjeçari Arjan Gosa është vrarë në Kavajë. Ai u qëllua me një plumb në kokë teksa ka qenë duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion që çon në kapjen e autorit Habib Rexha. Shkak i vrasjes dyshohet hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa dhe Altin Rexha.