Vritet me një plumb në kokë 48-vjeçari në Kavajë, u qëllua në lokali teksa ishte me babanë! Dyshohet për hakmarrje, i vëllai u vra në mars pas një konflikti banal

21 Maj 2023, 19:24 | Përditesimi i fundit: 2023-05-21 19:49:54

Një vrasje e dyfishtë për një konflikt banal që ndodhi në muajin mars të këtij viti, solli edhe një tjetër viktimë për shkak përplasjes mes dy fiseve Gosa dhe Rexha. 48-vjeçari Arjan Gosa u qëllua për vdekje ditën e sotme me armë zjarri në Kavajë. Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi vëllai i Arjan Gosës, Edmondi mbeti i vrarë në 29 mars pas një sherri banal me Altin Rexhën.