Vritet me thikë shqiptari në Padova të Italisë, shkak një sherr! Dy të tjerë dërgohen në spital në gjendje të rëndë

23 Korrik 2023, 18:23 | Përditesimi i fundit: 2023-07-23 18:23:30

Një shqiptar është vrarë me thikë ndërsa dy të tjerë janë plagosur në orët e para të pasdites së sotme në Padova të Italisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Dorighello, brenda një lagjeje në periferi të qytetit.