Vrojtimi/ 24% e familjeve me borxh, por aftësia paguese në rritje! Banka e Shqipërisë: Pritje pozitive edhe për këtë vit

3 Maj, 18:55

Nga një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë, 24% e familjeve të anketuara thonë se kanë një borxh për të shlyer. Situata paraqitet e përmirësuar në raport me vitin 2022, por rreth 17% e të pyeturve pohojnë se borxhi që kanë është sa 30% e të ardhurave të tyre mujore.