Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor

2 Dhjetor 2024, 17:28

Besimi në ekonomi është ulur me 0.4% në muajin Nëntor, ku ndikimi negativ ka ardhur kryesisht nga sektori i shërbimeve. Bizneset turistike thonë se kanë më pak pushues dhe më pak rezervime gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë ndërtimi ka njohur një rritje të fortë për shkak të shtimit të kërkesës për prona