Vrojtimi i Këshillit të Investimeve, rritet mosdeklarimi i pagave reale! 73% e kompanive pranojnë se ka informalitet

16 Prill, 17:26

Bizneset pohojnë se informaliteti është rritur më shumë se në vitin 2019. Sipas tyre shkaku kryesor është barra tatimore, ndërkohë që shkeljet më të mëdha që bëhen janë në mos regjistrimin e punonjësve, nuk deklarohen pagat reale, shmangen taksat e bëhet korrupsion. Ndërtimi, bujqësia dhe industria vlerësohen si sektorët më të prekur nga këto fenomene.