Në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë, ka mbërritur edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Vuçiç u takua me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, të cilët po presin delegacionet pjesëmarrëse në samit.
Më pas presidenti Vuçiç iu drejtua shkurt gazetarëve në serbisht.
‘Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes, për tregun e përbashkët. Le të flasim sot me Presidentin Zelenski. Tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta.'- tha Vuçiç.
Për sanksionet kundër Rusisë?
‘Kemi disa propozime për deklaratën... Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t'i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë.’- tha Vuçiç.
Kujtojmë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas vendosjes nga Perëndimit, për luftën e nisur në Ukrainë.