'Vuloset' historia e ‘Hakmarrja për Drejtësi’ pas 27 vitesh, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e prokurorisë! Mbetet në fuqi vendimi i Apelit për pafajësi

22 Shkurt 2023, 11:28

Historia e akuzave për një organizatë kriminale ‘Hakmarrja për Drejtësi’ duket se është vulosur përfundimisht nga një vendim i djeshëm i Gjykatës së Lartë. Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim te  rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që i shpalli të pafajshëm.