Wendt shmangu takimin me të, por Berisha i jep 'këshilla' dhe sulmon SPAK: Shkoni për ta inkurajuar, por është armik i pluralizmit

10 Tetor, 16:39 | Përditesimi: 10 Tetor, 16:39

Ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt e ka shmangur Sali Berishën nga çdo takim, por kreu i PD nuk i shpëtoi dot një pyetje nga qytetarët për misionin e diplomatit në vendin tonë. Berisha u pyet për vizitat që Wendt ka zhvilluar në SPAK me drejtuesin Klodian Braho dhe kreun e BKH-së, Joni Keta, por edhe kësaj radhe ai rezervoi sulmet për Prokurorinë e Posaçme.

Berisha tha se për Wendt dhe zyrtarët që shkojnë të vizitojnë SPAK ka vetëm një mesazh, që sipas tij Prokuroria e Posaçme është armike e pluralizmit, pasi ka amnistuar krimin elektoral.

E.H/Shqiptarja.com