Wizz Air braktis 150 pasagjerë në aeroportin e Milanos, anulon fluturimin drejt Rinasit

13 Korrik 2023, 16:09

Kompania Wizz Air ka lënë sërish në mes të rrugës pasagjerët. 150 shqiptarë kanë mbetur prej mbrëmjes së të mërkurës në aeroportin e Milanos pasi fluturimi drejt Tiranës u anulua në minutë të fundit dhe pa asnjë sqarim nga kompania. Fëmijë të vegjël, të rritur dhe të moshuar e kanë kaluar gjithë natën në aeroport.