Xhamia e Namazgjasë gati natën e Kadrit? Nënkryetari i KMSH: Punimet drejt përfundimit, shpresojmë të hapet këtë muaj të shenjtë

16 Mars, 18:06

Autoritetet e Komunitetit Mysliman shqiptar besojnë se Nata e Kadrit do të jetë dita e shumëpritur kur do të hapet Xhamia e Namazgjasë. Nënkryetari Taulant Bica thotë për Report Tv se shpreson që xhamia e re të hapë dyert brenda këtij muaji të shenjtë të Ramazanit.