Xhaxhi i autorit të vrasjes në Mallakastër: Dua drejtësi, nipi duhet të varet

9 Janar 2020, 11:05

Teksa ditën e djeshme u përcjellë për në banesën e fundit 51-vjeçarja Drita Saliaj që u torturua dhe më pas u mbyt nga nipi i burrit së bashku me dy shokët e tij, detaje të reja kanë dalë në dritë rreth vrasjes së saj. Së fundmi ka qenë kunati i së ndjerës Diana Saliaj, Ilir Saliaj, i cili ishte dhe personi që dorëzoi në polici nipin e tij 16-vjeçarin Luis Saliaj, që ka dhënë edhe rrëfimin e djalit që ishte një nga autorët e krimit makabër.

 Për këtë ngjarje tronditëse, xhaxhai shprehet se nuk do ja falë kurrë të riut dhe se nuk e ka më nip.

"I thash policisë që nipi do e tregojë vetë ngjarjen. Në 5 janar mamaja e nipit më tha se djali është i dyshimtë." tha Ilir Saliaj, një nga vëllezërit e burrit të së ndjerës.

Ndërkohë ai ka thënë se nipi ka rrëfyer edhe krimin duke thënë se ishte pikërisht ai që i ka vendosur peshqirin në fyt hallës së tij.

"Nipi tha se e mbytëm me peshqir. Luisi më tha që nuk kam marrë pjesë në vrasje" tha më pas Ilir Saliaj.

Ndër të tjera Ilir Saliaj ka thënë se trupin e të ndjerës në rezervuar e kishin hedhur shokët e nipit ndërsa shprehet se ky i fundit është një djalë i keq dhe përdorues hashashi.

Trupin në rezervuar sipas nipit e ka hedhur shoku i tij. Nipi është djal i keq dhe është përdorues i hashashit. Djali është tip mashtrues, nuk i besohet asnjë fjalë" tha më tej Ilir Saliaj.

Ndërkohë xhaxhai i autorit shprehet se mes familjeve nuk ka patur asnjë konflikt ndërsa shton se ata nuk janë lejuar të shkojnë në ceremoninë mortore të së ndjerës.

Familja e autorit nuk ka pasur konflikte më familjen e viktimës. Nuk na kanë lejuar të shkojmë në ceremoninë mortore. Mamaja e Luisit dhe babai janë në gjendje shoku. Mamaja e Luisit ka qenë larguar që në 27 dhjetor nga Gjerbësi. Nipi vinte dhe ikte nga fshati vazhdimisht. Nuk kemi marrë avokat e s’do shkoj ta takoj sa të jem gjallë. Dua drejtësi, për mua nipi duhet të varet' tha xhaxhi.