Xhejson, i riu nga komuniteti rom që ‘theu’ paragjykimet! U arsimua për drejtësi, punon në administratë

8 Prill, 17:10 | Përditesimi i fundit: 2024-04-08 18:17:26

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve Report TV sjell historinë e një 30-vjeçari, pjesë e këtij komuniteti, i cili pavarësisht paragjykimeve dhe bullizmit ia ka dalë të arsimohet dhe të integrohet në shoqëri.  Xhejson Çela, tregon për Report TV se falë mbështetjes familjare dhe shoqërisë, arriti qëllimin e tij, të arsimohet për drejtësi.