Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen pas divorcit: Durova për hir të fëmijëve, kam mohuar edhe veten

10 Nëntor, 11:06

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, mesa duket ka thyer heshtjen pas divorcit me aktorin Bes Kallaku dhe për të gjithë ata komentues që kritikuar në rrjetet sociale.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale teksa shprehet se albumi i saj më i ri i dedikohet grave dhe vajzave, Xhensila ka theksuar se “nuk e dinte që ishte kaq e fortë”.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajzat, nënat, të cilat për hir të fëmijës kanë duruar, sakrifikuar, kanë mohuar dhe veten. Për hir të fëmijëve kanë qeshur, ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë. Për ato gra që sakrifikuan shumë. Çdo ditë lexoj komente të pahijshme, por lexoj edhe mesazhe nga gra që më suportojnë”, thotë ajo.

    No videos found.